Kroacia fiton me përmbysje ndaj Kanadasë, xhiro e fundit e zjarrtë në Grupin F

Kroacia ka fituar me rezultat bindës 4-1 ndaj Kanadasë në kuadër të Grupit F në Kampionatin Botëror.

Pas vetëm dy minutash lojë, Alphonso Davies kaloi kanadezët në epërsi me një asistim të Buchana.

Por, kroatët nuk u demoralizuan nga ky gol i hershëm dhe më pas u hodhën me të gjitha forcat në sulm.

Për rezultatin 1-1, u përkujdes Andrej Kramaric, që realizoi në minutën e 36-të, me një asistim të Ivan Perisic.

Kroacia vazhdoi me lojë të mirë, dhe e përmbysi rezultatin në 2-1 me golin e Marko Livajas (44’), ndërsa Juranovic ishte asistuesi.

Me këto tri gola, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, derisa kroatët vazhduan edhe në 45 minutat e dytë të luajnë mirë.

Për të thelluar epërsinë e tyre, u përkujdes Kramaric, që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin në minutën e 70-të, ndërsa Perisic ishte sërish asistuesi.

Kroatët nuk ndaluan me kaq, dhe shënuan edhe të katërtin – tani me anë të Lovro Majer (90+4′), duke marrë kështu një fitore të bindëse.

Me këtë fitore, Kroacia është bërë lidere e Grupit F me katër pikë, aq sa ka edhe Maroku, ndërsa Belgjika me tri, e Kanadaja ende pa asnjë është eliminuar zyrtarisht nga Botërori “Katar 2022”.

Spanjë – Gjermani, formacionet zyrtare

Ylli vazhdon shkëlqimin, mposht me tre pikë epërsi Vëllaznimin