Kroacia barazon në fund të vazhdimeve ndaj Brazilit, gjysmëfinalisti i parë i Botërorit do të vendoset me penallti

Triller i vërtetë në sfidën çerekfinale të Botërorit ‘Katar 2022’ ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit. 

Gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Botës do të vendoset pas ekzekutimit të penalltive, pas ndeshja në vazhdime u mbyll me barazim, 1-1, shkruan Gazeta Olle.

90 minutat e kësaj sfide tejet interesante u mbyllën pa gola, 0-0.

Në vazhdime, Neymar kaloi Brazilin në epërsi pas një aksioni të bukur në minutën e 105-të.

Kur u mendua se tashmë është vendosur fituesi, erdhi edhe goli i barazimit.

Një aksion i shpejtë i kroatëve u konkretizua me gol nga Bruno Petkovic në minutën e 117-të të ndeshjes.

Tani pritet ekzekutimi i penalltive për të vendosur fituesin. /Gazeta Olle/ 

Llapi zhvillon nesër një ndeshje testuese në “Zahir Pajaziti”

Kroacia e dërgon Brazilin në shtëpi, tregohet përsëri e pagabueshme në penallti