Kroaci–Itali luhet për gjithçka, fitorja e kroatëve, mund të dërgoj në shtëpi Italinë

Në “Red Bull Arena” të Leipzig, Kroacia dhe Italia do të luajnë ndeshjen e fundit të fazës ë grupeve, me objektivin për të marrë një biletë për në raundin tjetër. Me Spanjën e kualifikuar në grupin, B të gjitha ekipet e tjera janë në garë për të avancuar më tej. Italianët, pasi mundën Shqipërinë me përmbysje, nuk e përballuan ritmin e spanjollëve, duke u mundu minimalisht.

Me tri pikë dhe të avantazhuar përballë kuqezinjve, një barazim do i mjaftonte skuadrës së Spallettit për të kaluar në raundin tjetër, pasi dhe me katër pikë do të siguronte vendin e dytë, pavarësisht se çfarë ndodh në takimin tjetër të grupit. Barazimi do e kthente në një mision tjetër të vështirë misionin për Kroacinë, që edhe nëse del e treta duket e vështirë që të jetë një mes katër më të mirave të kësaj pozite.

Te Kroacia e dinë mirë se vetëm firoja u jep shpresë se mund të kalojnë më tej. Megjithatë, për të siguruar vendin e dytë me 4 pikë, fitorja e tyre duhet kombinuar me një humbje të Shqipërisë. Në rast se Shqipëria fiton minimalisht, atëherë kroatët duhet të fitojnë me një diferencë minimalisht prej 3 golash përballë italianëve.

Kroacia ka treguar se di të reagojë më mirë ndaj skuadrave që konsiderohen më favorite. Ndaj Shqipërisë, të besuarit e Daliç treguan shumë probleme dhe pritet që të ketë ndryshime për takimin e kthimit. Italia mban statusin si kampionia në fuqi e europianit, por nëse mundet nga Kroacia dhe Shqipëria fiton ndaj Spanjës, rrezikon që të dalë dhe e fundit.

Kjo është hera e tretë që Kroacia dhe Italia përballen në fazën finale të një kompeticioni madhor. Në vitin 2002, në Kupën e Botës, Kroacia fitonte 2-0, ndërsa në Euro2012, këto dy skuadra u ndanë në një barazim 1-1. Që nga viti 1990, Kroacia është e pamposhtur në 8 takimet e zhvilluar përballë italianëve, teksa kanë fituar tre, e kanë barazuar pesë. Tre ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar në barazim 1-1.

Koha për historinë, Shqipëria më e motivuar se kurrë para ndeshjet me Spanjën

Nunez protagonisti në fitoren e Uruguait, Amerika nuk dështon