Krizë te Dukagjini, pesë ndeshje pa fitore dhe treqind minuta pa shënuar gol

Dukagjini ndodhet zyrtarisht në krizë rezultatesh, skuadra e cila sezonin e filloi duke garuar në Ligën e Konferencës, duket larg pritshmërive këtë vit.

Klinasit janë vetëm gjashtë pikë larg pozitës së ‘Play Out’, ndërsa kualifikimi për në garat evropiane nuk është i mundur pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, shkruan Gazeta OLLE.

Java e 25-të përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme për “Hithat” të cilët humbën nga Prishtina me rezultat 5-0.

Në këtë ndeshje, mbrojtja e Dukagjinit nuk ishte në ditën e tyre më të mirë, njësoj siç nuk është sulmi i skuadrës së Armend Dallkut tashmë e katër ndeshje.

Goli i vetëm i shënuar në katër ndeshjet e fundit, është ndaj Ballkanit, ku Dukagjini paraqitej me formacionin e dytë, duke ruajtur lojtarët për ndeshjen e Kupës.

Por duke filluar nga ndeshja e Kupës, klinasit nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol në treqind minuta lojë.

Ndeshjet e Dukagjinit pa shënuar gol:

Dukagjini 0-0 Drita – 120 minuta

Dukagjini 0-0 Fushë Kosova – 90 minuta

Prishtina 5-0 Dukagjini – 90 minuta

 

 

Ekskluzive: Derbi i Gjilanit luhet vetëm me praninë e tifozëve vendas

Superliga e Kosovës në volejboll, në fundjavë fillon xhiro e 17-të