Kriza te Unitedi: Falcao lë stërvitjet

Atmosfera në klubin e Manchester United nuk është aspak e mirë. Sulmuesi Radamel Falcao, i ka lënë para kohe stërvitjet e skuadrës në qendrën stërvitore të Unitedit duke u larguar me makinën e tij të kuqe “Range Rover”, transmeton Daily Mail.

Kolumbiani është i vetëdijshëm që gjasat për mbetjen e tij në “Old Trafford” janë të vogla dhe largimi i tij pas këtij veprimi mund të llogaritet si i padiskutueshëm. United së fundmi u eliminua edhe nga Kupa FA, duke u mposhtur në shtëpi nga Arsenali 2:1.