Kriza te Prishtina, vetëm njëri nga aksionarët ka paguar pagat

Skuadra e FC Prishtinës nuk ka stërvitur gjatë ditës së sotme për shkak se kanë ende paga të papaguara për këtë edicion.

Këtë e ka konfirmuar dhe drejtori i klubit, Artan Osmani për mediat vendore, i cili thotë se po punohet që ky problem të sanohet.

FrontOnline nga burime të sigurta merr vesh se Rrahman Haradini, i cili thirret si aksionari më i madh i klubit nuk po u përgjigjet kërkesa të futbollistëve ashtu siç po bënë Remzi Ejupi.

Mësohet se Ejupi e ka ofruar pjesën sa i takon për shlyerjen e pagave, por jo edhe Haradini.

Lojtarët i ka dhënë ultimatum klubit që nuk do të stërvitin derisa të paguhen pagat, por kanë shtuar se në ndeshje do të marrin pjesë për të mos e lënë klubin në gjendje edhe me të keqe që të paraqitet me juniorë.

Prishtina nuk ka arritur të tregojë atë që është pritur, pasi aktualisht zë vendin e gjashtë në renditje me vetëm 26 pikë.

Kryeqytetasit e nisën stinorin pranveror me një fitore në Kupën e Kosovës, ku mposhtën Drenicën në vazhdime me rezultat 2:1.Në kampionat është tjetër histori.

Dy barazime dhe dy humbje është bilanci i Prishtinë në vjeshtë, që e mban në kontakt me skuadrat e tjera që po luftojnë për mbijetesë.

Shpëtimi i Prishtinës, shihet Kupa e Kosovës, ku ata në çerekfinale do të përballen me Ballkanin.

Veliu flet për të gjitha, golat me Llapin, titulli i kampionit dhe transferimi në Evropë

FFK me sqarim për opinionin rreth Kuvendit të rregullt zgjedhor