Krivanjeva: Më knaqësi zgjodha Gjilanin, do jap gjithçka për këtë klub

Transferimi i parë nën epokën e Zekirija Ramadanit është Besart Krivanjeva, qendërmbrojtësi ka nënshkruar kontratë me “Skifterët” deri në vitin 2024.

Krivanjeva është bashkuar me trajnerin Ramadani përsëri, ku më parë ishin pjesë e Kategorisë Superiore me Egnatinë.

Për herë të parë, mbrojtësi flet për faqen zyrtare të klubit, duke premtuar maksimumin me kuqebardhët.

“Falenderoj drejtuesit dhe stafin teknik për besimin që patën ndaj meje. Po ashtu edhe bashkëlojtarët për mikëpritjen e ngrohtë, e cila më bën të ndihem sikurse në shtëpi

Jam bashku një projekti, i cili është ambicioz dhe me synime të mëdha

Premtoj që do jap gjithçka nga vetja që klubi t’i arrijë synimet e veta

Ndeshjet e Evropës janë objektivi ynë primar, pastaj radhën do ta ketë kampionati, pasi që kemi çfarë të ofrojmë”

/Gazeta OLLE.

Nedim Bajrami largohet nga Empoli, agjenti i tij takohet me klubin e madh italian

E mbani në mend 22 qershorin e 2018-ës? Kur ‘shqiponja’ fluturoi para tifozëve serb!