Kritikat e Messit merren parasysh nga FIFA, gjyqtari spanjoll nuk do të gjykoj më në Kupën e Botës

Sipas lajmeve të radios spanjolle “Cadena Ser”, arbitri spanjoll, Antonio Mateu Lahoz, nuk do të “fishkëllejë” më deri në fund të Kupës së Botës, në një kohë kur mbeten për t’u luajtur edhe katër ndeshje: dy gjysmëfinale, finalja për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

Mateu Lahoz ishte objektiv i kritikave të ashpra të Leo Messit dhe portierit të Argjentinës, Emiliano Martínez, në fund të ndeshjes kundër Holandës.

Përveç spanjollit, në shtëpi do të kthehen edhe gjyqtarët argjentinas Fernando Rapallini dhe Facundo Tello, ky i fundit arbitri i ndeshjes Marok-Portugali, por në bazë të rregullave, nga gjysmëfinalet e në vazhdim nuk mund të ketë gjyqtarë të kombësive të ekipeve konkurruese.

Lakers marrin fitore në udhëtim te Detroit Pistons

Kombëtaret me vlerën më të madhe aktualisht në Kupën e Botës, Franca në vendin e parë