Kritika të mëdha për Besnik Hasin pasi klubi arab ra nga Superliga

Një tronditje e madhe erdhi për futbollin në Arabinë Saudite pas Al Ahly ra nga kategoria.

Ky klub i madh në buxhet, emër dhe histori, do të rrëzohej dhe nuk do të jetë më pjesë e skuadrave më të mira.

Ndërkohë mediat në Arabinë Saudite tregojnë sesi Al Ahly, në 7 sezonet e fundit pasi u shpall kampion në sezonin 2015-2016, ka qenë përgjithësisht mes katër më të mirave në renditje.

Vetëm në sezonin e parafundit u rendit e 8 dhe në këtë aktualin, në të 15, duke rënë në Kategorinë e Parë.

“Alryiadh” ia dërgon të gjithë faturën e dështimit Besnik Hasit, që e kishte në zotërim skuadrën nga fillimi i kampionatit dhe duke u shkarkuar vetëm 7 ndeshje nga fundit. “Vrau skuadrën me gabimet e tij, prandaj Al Ahly u shfaq shumë modeste. Me të fituan vetëm pesë ndeshje nga 23 që zhvilluan në total”, thuhet në raportim.

Zyrtare: Gentrit Dumani rikthehet te Prishtina

Bad News Eagle fitojnë dhe shkojnë në finale tëturneut Elissa Invitional