Kristjan Asllani zbarkon në Milano për testet mjekësore

Kristjan Asllani shumë shpejt do të zyrtarizohet te Inter, ndërsa ditën e sotme pritet të mbyll të gjitha ekzaminimet mjekësore.

Mediet në Itali kanë nxjerr foto të mesfushorit të kombëtares shqiptare, i cili duket se ka mbërritur në Milano për të mbyllur vizitat mjekësore, ndërsa më pas pritet edhe zyrtarizimi.

Asllani do të kalojë tek Interi për shumën e 14 milionë eurove, para që shkojnë në arkat e Empolit.

Kontrata e shqiptarit me Interin do të jetë 5-vjeçare me pagë 1.2 milionë euro në sezon.

Asllani ishte një nga emrat më të lakmuar të kësaj merkatoje, megjithatë zikaltërit u treguan më të vendosur dhe siguruan shërbimet e mesfushorit. /SS/

Zyrtare: Trepça ’89 prezenton talentin Erdin Dushi

Manchester United i merr nga duart Lyonit, mbrojtësin holandez