Kristjan Asllani shënon gol të bukur ndaj Monacos

Kristjan Asllani është sërish protagonist me fanellën e Interit. Mesfushori 20-vjeçar i kombëtares shqiptare e nisi sërish si titullar në miqësoren ndaj Monacos dhe gjeti golin e barazimit 2-2, në minutën e 59’.

Pas një aksioni të Lukakut, portieri i francezëve grushtoi topin, që përfundoi knë këmbët e Asllanit, i cili gjuajti më pas saktë, duke e dërguar sferën në cepin e portës.

Ky është goli i dytë i Asllanit në miqësoret e verës, pasi të parën e shënoi ndaj një skuadre amatore të Milanos, ndërsa vlen të theksohet se mesfushori kuqezi dha një asist edhe në miqësoren e pak ditëve më parë ndaj Luganos.

Mesfushori shqiptar qëndroi në fushë për 60’ minuta, pasi menjëherë pas golit u zëvendësua, por tregoi edhe njëherë se do të jetë padyshim nië pikë e fortë e zikaltërve në sezonin e ardhshëm.

Ministri Çeku thotë se ‘Fadil Vokrri’ pritet të zgjerohet dhe se FFK mund të përfundojë në gjykatë

Astrit Selmani pritet të transferohet në kampionatin izraelit