Kristjan Asllani realizon gol të jashtëzakonshëm, Shqipëria rikthen epërsinë

Kombëtarja e Shqipërisë ka rikthyer epërsinë në përballje me Ishujt Faroe 1-2.

Me të filluar pjesa e dytë, kuqezinjtë kanë gjetur golin e dytë në këtë duel.

Ishte mesfushori i talentuar Kristjan Asllani që ka realizuar një gol spektakolar nga distanca për ta rikthyer epërsinë e kuqezinjve.

Kujtojmë që pjesa e parë përfundoi baras 1-1, me Nedim Bajramin që realizoi gol për Shqipërinë.

Gjatë 45 minutave të para Shqipëria kishte rast të artë të shënonte një tjetër gol, por Sokol Cikalleshi humbi penalltinë.

 

https://twitter.com/giovaafcim7/status/1671245490682208261?s=20

Ekskluzive: Drita bën goditjen e madhe, transferon sulmuesin që ka luajtur në Superligën e Portugalisë

Kosova U21 bind me lojë të bukur dhe fiton me rezultat komod ndaj Estonisë