Kristjan Asllani pritet të luaj titullar ndaj Sociedadit, Inzaghi: Është një futbollist i rëndësishëm për ne

Hakan Calhanoglu ka pësuar lëndim dhe nuk pritet jetë i gatshëm për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Interi do ta nis sezonin e ri në ‘Champions’ në udhëtim te Real Sociedad dhe mesfushori turk ka humbur këtë përballje.

Pozitën e turkut në formacionin titullar pritet ta marrë mesfushori shqiptar Kristjan Asllani dhe këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi.

Pyetjes nëse Asllani është gati për një sfidë të tillë, tekniku italian u përgjigje me një ‘po’, duke deklaruar se mesfushori shqiptar është një futbollist i rëndësishëm për Neroazzurët.

“Absolutisht që po, Asllani është një lojtar i rëndësishëm dhe ka treguar që mund të luajë sfida të rëndësishme”.

“Është gati, pa diskutim, megjithatë nesër do të vendos bashkë me stafin nëse do të luajë apo jo”, ka deklaruar trajneri italian.

Real Sociedad dhe Inter takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Milani dominon, por nuk ia del të marrë më shumë se një barazim ndaj Newcstle United

Barcelona e nis fuqishëm në Ligën e Kampionëve, mposht me rezultat të thellë Antwerpin e Arbnor Mujës