Kristjan Asllani po shkëlqen me Empolin, shënon dy gola ndaj Crvena Zvezdës

Kristjan Asllani po përjeton momentin e tij te Empoli.

Futbollisti shqiptar premton për një të ardhme të ndritur, pasi edhe pse vetëm 19 vjeç po arrin të aktivizohet me ekipin e parë të Empolit në Serinë A.

Tw hwnwn au hyri si zëvendësues kundër Veronës, ndërsa tw martwn mori rolin e protagonistit me skuadrën U19.

Empoli U19 ka mposhtur me shifrat e thella 5-0 Cërvena Zvezdën e Beogradit, ku dy gola mbajnë firmën e mesfushorit shqiptar.

Asllani ka tundur fillimisht rrjetën e serbëve në minutën e 16-të, ndërsa golin e dytë personal e shënoi në minutën e 65-të nga pika e bardhë.

Empoli eliminon kështu Cërvena Zvezdën me rezutatin e përgjithshëm 6:1 në Youth League, e cila është ekuivalentja e Champions League-s për moshat U19.

Tetë përballjet e Ligës së Kampionëve – vëmendja te derbi mes Man Cityt e PSG-së

Sot nuk do të zhvillohen tri ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të gjitha luhen të enjten