Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

 

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 9-të në Superligë është shpallur futbollisti Kreshnik Uka i Drenicës.

Sulmuesi 26-vjeçar, është ndër më të merituarit për rezultatet pozivite të ekipit kuqezi nga Skenderaj, si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e tij.

Uka shënoi dy gola në ndeshjen e javës së nëntë ku skuadra e tij e mposhti Feronikelin. Me këtë fitore Drenica u rikthye në pozitën e liderit në Superligë.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Drenicës e dorëzoi Fatos Rushiti, menaxher i degës të BKT në Skenderaj.

Skuadrat e mëdha angleze duan transferimin e Asensios

Newcastle jep detaje për tifozin që dyshohet se pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes