Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

 

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 15-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti në radhët e Drenicës, Kreshnik Uka.

Qendërsulmuesi drenicas shënoi tre gola në përballjen e ekipit të tij me Llapin, duke u bërë lojtari i parë i cili ka shënuar hat-trick në këtë edicion.

Uka ka realizuar gjithsej 9 gola, duke u radhitur në listën e golashënuesve më të mirë të elitës së futbollit kosovar, deri më sot, e njëkohësisht duke qenë lojtari më produktiv i ekipit të tij, Drenica.

Kjo është hera e dytë që Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”, ngase herën e parë këtë çmim e ka fituar në javën e 9-të.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Drenicës, e ndau Fatos Nishori, senior specialist në BKT.

Reagim i FFK-së

Përveç presidentit Ademi, edhe një zyrtar tjetër i FFK-së në “FIFA Arab Cup”