Fjala është Kreshnik Uka, për njërin nga lojtarët më të dalluar, i cili ishte pika kyç e skuadrës nga Skenderaj, që edhe arriti mbetjen në elitë.
Gazeta “Sheshi” mëson se Uka, është duke u kërkuar nga Ballkani dhe Dinamo e Tiranës, por që në mesin e këtyre dy skuadrave janë edhe dy ekipe që kanë shprehur interesim për të, njëra nga Turqia dhe tjetra nga Hungaria.
26 vjeçari është në bisedime me Ballkanin dhe Dinamon, por që oferta joshëse nga Turqia ose Hungaria, mund të ia ndryshoj mendjen Ukës.
Kartoni i sulmuesit është ende në pronësinë e Prishtinës edhe një vit, pasi te Drenica ka qenë vetëm si lojtar i huazuar.