Pas largimit nga Malisheva, Kreshnik Bahtiri është bërë me skuadër të re.
Klubi lipjanas, Ulpiana që garon në Ligën e Parë, e ka zyrtarizuar sot ardhjen e Bahtirit.
Përpos Malishevës, Bahtiri është aktivizuar së fundmi edhe tek Arbëria e Kukësi.
Njoftimi i plotë i Ulpianës:
“KF ULPIANA ka arritur marrëveshje me lojtarin lipjanas Kreshnik Bahtiri
Në ambientet e klubit, Presidenti i KF ULPIANA Jeton Gashi ka arritur marrëveshje me lojtarin elitar Kreshnik Bahtiri për sezonin pranveror të edicionit të garave 2022/2023 me mundësi vazhdimi.
Bahtiri në vitet e fundit ka luajtur për ekipet e Superligës FC Malisheva dhe KF Arbëria si dhe për ekipen e Superiores së Shqipërisë KF Kukësi“.