Kreshik Bahtiri largohet nga Kukësi, por nuk i mungojnë ofertat nga Kosova dhe Shqipëria

Kreshnik Bahtiri është larguar edhe zyrtarisht nga klubi shqiptar, Kukësi, pasi ka mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Kukësi ka njoftuar gjatë ditës se ka ndërprerë bashkëpunimin me djaloshin nga Lipjani, Kreshnik Bahtiri, pas një sezoni të kaluar së bashku.

Lënia si lojtar i lirë e Bahtirit ka alarmuar disa klube nga Kosova, por edhe nga kampionati shqiptar, shkruan Gazeta Olle.

Sipas burimeve të ‘Olle’, 29-vjeçari nga Lipjani pëlqehet shumë nga Malisheva dhe Drenica, ndërsa interesim thuhet se kanë shprehur edhe klubet e mëdha si Gjilani, Prishtina dhe Llapi.

Këto nuk janë klubet e vetme të interesuara për Bahtirin, pasi mesfushori me tipare sulmuese pëlqehet edhe nga disa klube në Shqipëri, si Partizani, Teuta dhe Egnatia.

Bahtiri në të kaluarën ka luajtur edhe te Arbëria, ku shkëlqeu para dy sezonesh në Superligën e Kosovës, ku shënoi nëntë gola. /Gazeta Olle/

Irma Konjusha dhe Agnesa Robaj po marrin pjesë në “Samitin Evropian të Basketbollit të Grave të FIBA-s

Golden Eagle Ylli do të ndeshen me Benficën në FIBA Basketball Champions League