‘Krerët e FFK-së nuk merren me dallavere’

Ditët e fundit është folur me të madhe sa i përket gjyqtarëve në Raiffeisen Superligën e Kosovë në futboll.

Zyrtari i lartë i Trepçës ’89, Ilir Bojku mendon se krerë të FFK-së, nuk kanë gisht në ndarjen e drejtësisë. “Ilir Bojku nuk i përkrah deklaratat e Ismet Munishit (trajner i Hajvalisë), sa i përket krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Nuk besoj se krerët e FFK-së merren me këto punë. Jam i mendimit se organet kompetente duhet t’i bëjnë disa analiza për këto problematika. Në deklaratën time të dhënë për gazetën tuaj, kam thënë se Besa është favorizuar së paku në shtatë takime, por nga arbitra të ndryshëm. Jam bazuar në ingjizime të ndryshme televizive, por nuk kam thënë se pse kanë gabuar arbitrat. Gabimet kanë qenë evidente dhe ato janë njerëzore. Dyshimi im është se pse po favorizohet Besa. Edhe ekipet e tjera kanë patur favore dhe disfavore, por ato kanë qenë minimale”, ka thënë Ilir Bojku për Gazetaolle.com.

Ndryshe, Trepça ’89 ndodhet e pesta me 37 pikë të mbledhura, dhjetë më pak se lideri Feronikeli.

FOTO: Ilir Bojku (në mes)