Presidenti Agim Ademi dhe ud. Sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj, sot morën pjesë në mbledhjen online të TEP (Top Executive Programme) të UEFA-s.
Në këtë mbledhje në të cilin mori pjesë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, u diskutuan disa çështje të rëndësishme në lidhje me futbollin evropian, teksa tema kryesore ishin çështjet që kanë të bëjnë me kompeticionet e UEFA-s, kualifikimet e Evropianit dhe Liga e Kombeve.
Një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj mbledhje ishte edhe shqyrtimi i plotësim-ndryshimit të Statutit të FIFA-s, e ku FFK përmes presidentit Ademi, shprehu mbështetjen për UEFA-n rreth plotësimeve që duhet bërë në statutin e FIFA-s.
Kongresi i FIFA-s do të mbahet në muajin mars dhe FFK do të përfaqësohet nga presidenti Ademi dhe ud.sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj. Gjithashtu në këtë takim u diskutuan edhe çështje tjera me të cilat preokupohen federatave anëtare të UEFA-s.