Me këtë rast, do të organizohet një ceremoni nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila do të mbahet ne Institutin “Ali Hadri” në Prishtinë, me fillim ne ora 18:00.
Majlinda pati arritje të mëdha në skenën botërore të xhudos ku gjatë karrierës së saj ka koleksionuar 46 trofe shumë të rëndësishme në këtë sport.
Kelmendi i ka fituar 32 medalje të arta në gara të mëdha të xhudos gjatë karrierës, 6 të argjendta dhe 8 të bronzta.
Ajo do të largohet pas një karriere jashtëzakonisht të shquar, si kampione olimpike, kampione botërore (2 herë) dhe kampione kontinentale (4 herë).
Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, grua apo burrë, dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.
Së fundi ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 ku pësoi disfatë dëshpëruese në rrethin e parë në kategorinë 52 kilogramë.
Ajo tashmë është angazhuar si trajnerë e këtij sporti përkrah trajnerit Driton Kuka.
Pensionimin e saj Majlinda e kishte paralajmëruar që në fillim të vitit 2020 kur për KosovaPress kishte deklaruar se është duke e vlerësua vendimin e saj për shkak se për të qëndruar mnë majat e këtij sporti duhet një përgatitje e madhe fizike dhe psiqike.