Krenar me vendimin për Shqipërinë

Shkëlzen Gashi ndihet krenar që iu bashkua Kombëtares shqiptare. Sulmuesi kosovar kishte debutuar me kuqezinjtë në gusht të vitit 2013, pasi kishte luajtur në ekipin U-21 të Zvicrës. 26-vjeçari, shkruan Zëri, nuk e priti rastin në ekipin A të shtetit helvetik, duke e zgjedhur vendin e prindërve të tij.

“Më bën krenar ta vesh fanellën e Kombëtares shqiptare”, ka thënë sulmuesi kosovar në një intervistë për “FIFA.com”.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për momentet magjike që po i kalon tek skuadra aktuale, Basel, me të cilën ka realizuar 16 gola këtë edicion. Ai nuk siguron se do të qëndrojë gjatë aty, por insiston se s’largohet që aty pa fituar trofe këtë sezon.