Krejt shqiptarët në këmbë, Shkëndija premton lojë të madhe në Evropë (VIDEO)

Krejt shqiptarët janë në këmbë, pasi të enjten në fushën e blertë do të zbresë Shkëndija e Tetovës, e cila do të përballet me ekipin skocez Aberdeen.

I madh e i vogël, mezi e pret ndeshjen e rëndësishme të skuadrës tetovare, e cila në këtë rast i përfaqëson krejt shqiptarët.

Kuqezinjtë i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta pritur kundërshtarin skocez, në ndeshjen që do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Filip i II-të” në Shkup, duke filluar nga ora 21:05.

shk2

Shkëndija është njëri prej klubeve shqiptare më të organizuar viteve të fundit. Për këtë ndeshje, ekipi ka nevojë për përkrahjen e tifozëve, të cilët pritet ta mbushin stadiumin, në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës.

Promon e kësaj super-sfide e prezanton aktori i njohur, Arifikmeti. Nesër, të gjithë do të jenë në të njëjtin kor: Forca Shkëndija.