Krasniqi: Tovërlani na nervozoi, mori një pikë me bërryla

Kapiteni i Prishtinës, Driton Krasniqi, ka thënë që Afrim Tovërlani arriti ta nervozojë skuadrën bardhekaltër, duke arritur ta marrë në fund një pikë përmes lojës me bërryla e zhargitjeve.

“Fati nuk ishte në anën tonë sot megjithëse e dominuam lojën. Ndërsa, nga ekipi kundërshtar, Tovërlani e ka ditur se si mund të na nervozoj dhe si t’ia bëj, duke e zhargitur maksimalisht lojën, më shumë se që duhet e gjyqtari është dashur të ndëshkoj më shumë, sidomos në lojën e ashpër të bërrylave të përdorur në ndërprerje. Në përgjithësi dështim i madh për neve, nuk e kemi pritur, por e them edhe njëherë, “Toki” ia doli të na nervozoj duke na njohur mirë dhe përmes zhargitje dhe ia arritën qëllimit të marrin një barazim”, ka thënë Krasniqi për sajtin zyrtar të klubit.

Ndeshja përfundoi baras, 0:0, dhe Prishtina kështu mbeti pesë pikë prapa Feronikelit.