Krasniqi: Secili lojtarë do të jap përgjegjësi

Derbi i vjetër i futbollit kosovar, Prishtina – Besa, do të zhvillohet nesër (e mërkurë). Prishtina dhe Besa kanë gjasa fare të vogla për titullin e kampionit. Këtë ndeshje e vlerëson si shumë delikate, trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi.

“Sigurisht një ekip tradicionalisht e papërshtatshme, ose një ekip e cila ka traditë të vjetër. Një derbi i kamotshëm i dy skuadrave. Besa, një ekip që në mesin e saj ka futbollistë cilësor e kombinuar me disa të rinj dhe ekip që ka vënë kandidaturë për vend të parë dhe e cila me gjasë do të luftoj deri në fund. Ndërsa, qëllimet tona do të mbesin deri në fund, pavarësisht. Sot kam biseduar me lojtarë dhe kam kërkuar që në vazhdimësi në këto tre javët e fundit që secili do të jap përgjegjësi për veprimet e tij, pavarësisht nga ajo që ka ndodhur në Hajvali. Pra, në këtë ndeshje do të hyjmë shumë, shumë furishëm dhe është e vetmja mënyrë kjo që ta pastrojmë apo ta rikuperojmë me një ndeshje të fortë atë çfarë ka ndodhur me Hajvalinë”, ka thënë trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi për faqën e klubit, ‘prishtinafc.com’.