Krasniqi padit Federatën gjermane, dyshon se Bosel përdori doping

Ish-kampioni i botës, Robin Krasniqi, ka ngritur padi kundër Federatës së boksierëve profesionistë gjermanë pasi përgjegjësit e BDB-së nuk i kanë sqaruar shkeljet e ndryshme të rregullave sportive, në lidhje me rimeçin që kërkoi ndaj Bosel.

Krasniqi u mposht nga Dominic Bosel pas rimeçit të zhvilluar më 9 tetorit të vitit të kaluar, në të cilin Krasniqi kishte humbur me vendim të gjyqtarëve. Sipas Krasniqit, Boseli kishte përdorur doping gjatë kësaj përballje.Avokati i Krasniqit, Rene-Dirk Hundertmark, ka konfirmuar padinë e ngritur.

Ai dhe ekipi i boksierit kosovar dyshojnë se Bosel kishte përdorur doping.

“Meqenëse përgjegjësit e BDB-së nuk i kanë sqaruar shkeljet e ndryshme të rregullave sportive të zbatueshme të BDB-së jashtë gjykatës, e lëre më të kenë rishikuar vlerësimin e gabuar të maçit. Tani është e nevojshme që të merret vendimi gjyqësor. Këtu përfshihen edhe devijimet nga rregulloret e vetë shoqatës për dopingun, të cilat nuk u shpjeguan nga BDB, pasi vendndodhja e mostrave të dopingut nuk është komunikuar deri më sot, “është shprehur ai.

Kurse, Haxhi Krasniqi është shprehur i lumtur që tani do të ketë një vendim gjyqësor lidhur me këtë.

“Jam shumë i lumtur që tani po bëhet sqarimi gjyqësor, sepse nuk kam qenë as i pari dhe as do të jem boksieri i fundit profesionist që jam mashtruar në një maç. Si sportistë, ne duhet të luftojmë për të drejtat tona, edhe nëse është e pakëndshme për ne dhe procesi mund të jetë i gjatë. Unë besoj në drejtësi dhe shpresoj për një vendim të drejtë dhe kuptimplotë. Unë jam gjithmonë gati të luftoj përsëri me Dominic Bosel dhe do ta mund atë për herë të tretë, por me sa duket Dominic dhe ‘SES Boxing’ nuk janë të interesuar të boksojnë përsëri sepse kam vënë re se ata duan të bëjnë gjithçka që është e mundur që unë të heqi dorë. Por, unë jam këtu dhe i gatshëm. Unë nuk heq dorë kurrë, nuk jam dorëzuar kurrë”, ka deklaruar 34-vjeçari.

Drita me tri mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Dukagjinit

Prishtina mposhtë Dritën me 100 pikë diferencë !