Krasniqi merr timonin e Prishtinës

Naser Krasniqi ka marr timonin e klubit të volejbollit Prishtina (meshkuj). Ai ka treguar arsyet pse ka pranuar të jetë trajner i këtij klubit, e cila është në vend të gjashtë me 6 pikë në stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës.

“Në bisedë me udhëheqësit e klubit Prishtina u morëm vesh në parim që nga janari deri në përfundim të sezonit pranveror ta marr në udhëheqje (trajner/menaxher) klubin e qytetit”.

“Siç e dini të gjithë KV Prishtina që disa vite mezi mbijeton duke u munduar të mbetet në elitë të volejbollit. Ekipi është në gjendje të mjerueshme financiare, s’ka organizim, s’ka kushte për stërvitje (vetëm tri herë në javë stërvitet nga ora 21.30 në pallat te rinisë)”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare ‘Bota sot”.