Drita ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së 21-të kampionale, ku u paraqitën kryetrajneri Ardian Nuhiu, bashkë me futbollistin, Albin Krasniqi.
Krasniqi u shpreh tejet optimist për ndeshjen e nesërme, duke theksuar se ekipi ka bërë përgatitjet e duhura, shkruan Gazeta Olle.
“KF Malisheva ka lojtarë me eksperiencë dhe që dijnë të bëjnë diferencën në lojë. Kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë. I kemi analizuar futbollistët e tyre dhe në përgjithësi skuadrën për t’i ndaluar”, ka thënë Krasniqi.
Ndeshja Malisheva – Drita zhvillohet të mërkurën, ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj”, Malishevë.
/Gazeta Olle/