Krasniqi ka një mesazh për kundërshtarin e tij

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi të shtunën në mbrëmje, do të luftojë për titullin e botës në WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë, me kampionin aktual, Jurgen Brahmer.

Junikasi ka thënë se që nga meçi i fundit nga me polakun Dariuzs Sek, çdo ditë ka menduar për meçin finale për titull të botës.“Që atëherë, s’ka ditë që nuk e kam menduar këtë luftë. Unë dua ta mposht Brahmerin dhe të bëhem kampion botërorë. Kjo është arsyeja se pse unë për një kohë të gjatë, kam hequr dorë nga shumë gjëra”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe boksieri kosovar, ka folur edhe për të kaluarën duke kujtuar humbjen në karrierën e tij.

“E kujtojë atë humbje. Me erdhi turp, sepse zhgënjeva shumë njerëz që besuan në mua. Unë dua, mund dhe do t’ia dalë më mirë kësaj here, mësimi i asaj kohe ishte i hidhur për mua, por më bëri më të fortë”, ka shtuar Krasniqi, shkruan volksstimme.de.