Besnik Krasniqi ka qenë futbollisti kryesor i Dritës në fitoren ndaj Dukagjinit.
Mbrojtësi i djathtë detyroi kundërshtarët të shënonin autogol dhe realizoi një gol tjetër në fitoren e Dritës 5-1.
Krasniqi ndeshjen e ardhshme do të luaj ndaj ish-skuadrës së tij Prishtinës dhe kërkon fitoren e radhës për Dritën.
“Ne jemi të vetëdijshëm që kemi një ndeshje të vështirë. Kemi harruar ndeshjen ndaj Dukagjinit, bëmë lojë të mirë dhe fitorja erdhi në kohën e duhur”.
“Kemi punuar këto dy ditë për ndeshjen që na pret nesër dhe do hyjmë në fushë që të bëjmë më të mirën dhe të marrim fitoren e radhës”, tha Besnik Krasniqi.
Besnik Krasniqi këtë edicion ka realizuar 11 gola për Dritën dhe së bashku me Marko Simonovskin janë dy shënuesit më të mirë të skuadrës bardhekaltër. /Gazeta Olle/