Krasniqi: Isha i emocionuar, ne jemi gjithnjë gati kur na thërret Kosova

Ilir Krasniqi ka startuar nga fillimi për Kosovën, dhe ka treguar paraqitje të mirë në vijën e mbrojtjes.

Krasniqi shtoi se ka qenë i lumtur me besimin nga trajneri dhe bashkëlojtarët.

“Jam ndier shumë i emocionuar në fillim. Ishte loja e parë prej fillimit. Më kanë ndihmuar bashkëlojtarët dhe kur jam futur në lojë jam çliruar. Kemi pasur raste edhe për gola të tjerë. Më pas fusha u rëndua dhe kjo bëri që të tërhiqemi pak. Mbrojtja me tre sonte ka funksionuar dhe falënderoj trajnerin që më ka besuar dhe bashkëlojtarët po ashtu. Shpresoj të vazhdoj kështu. Ne jemi gjithnjë gati kur na thërret Kosova”, ka thënë Krasniqi.

Aliti: Luftuam për njëri-tjetrin, komplimente për bashkëlojtarët e rinj

Berisha: Duhet t’i lëmë kritikat sepse vetëm të bashkuar mund t’ia dalim