Krasniqi e ha ‘hekrin’

Haxhi Krasniqi e ka sfiduar borën dhe zjarrin, gjatë përgatitjeve të tij në malet dhe bjeshkët e Gjermanisë. Mirëpo, boksieri kosovar e ka postuar në Facebook një tjetër fotografi interesante, ku duket se është aq energjik dhe i ‘mbushur’, sa që është i gatshëm ta këpusë edhe një zinxhir të trashë me dhëmbë, shkruan Zëri.

Gjithsesi, gjithçka ka të bëjë me një fotografi argëtuese. 27 vjeçari ka njoftuar se i ka përfunduar përgatitjet kondicionale dhe se tash fillon një etapë e re, ajo e boksitit me sparring partnerë, para meçit të 21 marsit ndaj gjermanit Jurgen Brahmer, ku do ta kërkojë titullin e kampionit të botës.