Krasniqi dhe Rrahmani vazhdojnë shkëlqimin, përsëri pjesë e formacionit më të mirë në Rumani

Dy yjet e Kosovës, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë përfunduar përsëri si pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Rumanisë.

Rapid Bukureshti ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndeshjen e javës së 30-të ndaj liderit të kampionatit, FCSB.

Lojtarët kryesor të vendasve ishin padyshim dyshja kosovare, Rrahmani dhe Krasniqi, të cilët kontribuuan me gola dhe asistime.

Rrahmani ishte përsëri vendimtar me dy gola dhe një asistim, ndërsa Krasniqi shtoi një gol dhe një asistim.

Paraqitjet superiore bën që sulmuesi llapjan dhe anësori malishevas të jenë pjesë e formacionit të javës në Rumani.

Sulmuesi 23-vjeçari ishte lojtari më i vlerësuar me notë 9.0, ndërsa Krasniqi ishte i dyti me notë 8.3. /Gazeta Olle/

Malvina Haziri dhe Yll Kastrati shpallen “Shpresa Olimpike 2024” nga KOK-u

Albion Rrahmani drejt Ligës Premier: Top skuadra angeze kërkon transferimin e yllit të Kosovës