Krasniqi ankohet në federatën ndërkombëtare për humbjen ndaj Boeselit

Robin Haxhi Krasniqi ka njoftuar se është ankuar në federatën ndërkombëtare për vendimin e gjyqtarëve që i dhanë fitoren Domenic Boeselit në duelin e fundjavës, e cila ndeshje u zhvillua për kampionin e Botës në versionin IBO për kategorinë gjysmë të rëndë, shkruan Sheshi.info

Krasniqi humbi nga Boesel me vlerësimin e gjyqtarëve 2:1, luftë kjo që ishte e vlefshme për titullin e Botës në IBO.

Pas meçit boksier shqiptar është ankuar menjëherë, derisa tani me anë të një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka dërguar ankesë në federatën ndërkombëtare.

Krasniqi shtoi se ka dominuar në tërë meçin kundërshtarin dhe e ka quajtur skandaloz vendimin e jurisë, madje ankesë ka bërë edhe në veprimet gjyqtarit të ndeshjes që nuk i ka hequr pikë Boeselit për goditjet mbrapa kokës.

“Në karrierën time të gjatë si boksier profesionist, kam përjetuar zhgënjime, por më i madhi në jetë ishte të shtunën, kur juria e caktoi Dominic Boeselin fitues. Këto fakte do të dëshmojnë se vendimi i jurisë dhe ai i gjyqtarit në ring s’ishin objektivë, as neutralë e as fer, dhe këto s’kanë vend në sport. Për këtë s’mund të pranoj humbje të tilla. Do të luftoj për të drejtën time deri në fund, siç bëra në ring, ashtu do të bëj edhe jashtë ringut! Tashmë kam marrë hapat e parë duke u ankuar në federatat përgjegjëse. Besoj fuqishëm që drejtësia do të triumfojë një ditë”, ka thënë Krasniqi në Facebook.

Përballja e Krasniqit dhe Boeselit ishte e dyta ndërmjet tyre, pasi me 10 tetor të vitit të kaluar boksieri shqiptari e ka mposhtur gjermanin me nokaut në raundin e tretë, derisa ka fituar në versionin WBA dhe IBO.

/Gazeta Sheshi/

Konfirmohet nga FSHF: Klaus Gjasula pozitivë me COVID-19 dhe mungon ndaj Polonisë

Kosova U19 mbyll kualifikimet për Evropianin 2022 me humbje bindëse nga Uellsi