Krasniqi: 89-shi e zhagiti lojën, nuk e meritoi barazimin

Ramiz Krasniqi nuk është i sigurt nëse Trepça ’89 e ka merituar sot pikën e marrë në Prishtinë, pasi që sipas tij, skuadra mysafire e ka zhargitur ndeshjen më shumë se që është dashur.

“Kemi qenë dëshmitar të një ndeshje të fortë të cilën pothuajse 90-minuta e kemi dominuar, por në të cilën disa momente i kishte edhe Trepça ‘89. Në një ndeshje që pati zhargitje që nuk është në rregull, ose nuk është e domosdoshme, i patëm disa raste, dëshira ishte prezentë, futbollistët tanë pak të lodhur dhe ndoshta s’ishte barazimi i merituar, por këtë e ka futbolli”, tha Krasniqi për faqen zyrtare të klubit.

“Do të vazhdojmë edhe me intensitet të lartë, nga përvoja them se duhet përqendruar në kundërshtarin e radhës, se sa atë për titull, pra do të jemi të koncentruar, maksimalisht të përqendruar edhe me intensitet edhe më të lartë deri në javën e fundit”, shtoi ai.