Kozniku i testoi te Shkëndija dy kosovarë (FOTO)

Albion Rrahimi e Ardian Musliu, këto ditë kanë qenë në prova një javore në skuadrën e Shkëndijës së Tetovës.

Atyre iu mundësua një gjë e tillë nga Dardan Kosumi. Me këtë rast të dy këta futbollistë të rinj treguan cilësi dhe paraqitje të mira në radhët e skuadrës tetovare, e cila drejtohet nga trajneri i njohur gjakovar, Ardian Kozniku.

Ata mbeten optimist se do të sigurojnë kontrata te Shkëndija, shkruan ‘Futbolli.info’.

Musliu është pjesë e të rinjve të Prishtinës, derisa Rrahimi luan te Llapi.

Kosovaret