Koulibaly thërret Terryn në telefon për t’i kërkuar një nderë të madh (Video)

Kalidou Koulibaly u transferua te Chelsea në këtë merkato duke lënë Napolin pas tetë viteve.

Mbrojtësi senegalez përgatitet për një nga aventurat më të rëndësishme të karrierës së tij ndërsa së fundmi po kërkon të kompletojë edhe profilin e tij si lojtar i Bluve të Londrës.

31-vjeçari ka pasur të dëshirë të veshë fanellën me numër 26 të Chelseat, por ka pasur një “kleçkë” duke qenë se ajo më parë i përkiste një legjende si John Terry.

Megjithatë, për ta zgjidhur këtë situatë, ka menduar vetë Koulibaly i cili ka telefonuar Terryn dhe i ka marrë leje për të mbajtur fanellën me numrin e tij. Ish-mbrojtësi është shprehur se ai numër ka një domethënie speciale për të, edhe pse në fund ka pranuar që t’ia dorëzojë mbrojtësit të sapotransferuar në Stamford Bridge.

Alexis Sanchez ndërpret kontratën me Interin, pritet të nënshkruajë për skuadrën franceze

Kumbulla në shitje, Roma ia cakton çmimin e largimit