Kosovës i shtyhet pranimi në UEFA

Kongresi i zakonshëm i UEFA-s ku do të diskutohet edhe për pranimin e Kosovës, nuk do të mbahet më 23 mars, siç ishte njoftuar më herët nga vetë shtëpia evropiane e futbollit, shkruan Koha Ditore.

Është marrë vendim që Kongresi mbahet më 3 maj të vitit të ardhshëm, rrjedhimisht me këtë edhe është shtyrë pranimi i Kosovës, që sipas zyrtarëve kosovarë mbetet punë e kryer.