Kosovës i shtohet edhe një klub i ri

Pandemia e Covid-19 po del që nuk po përbën problem për themelimin e klubeve të reja.

Së fundi, në Kosovë është shtuar edhe një klub i boksit, i cili pritet të drejtohet nga ish-boksierja, Marigona Beadini, shkruan Gazeta Olle.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Dembolli.

“Federatës së boksit të Kosovës i shtohet edhe një klub i ri i boksit – ‘Dardanët’, me kryetrajneren Marigona Beadini”, ka njoftuar Latif Demolli.

Boksi ndër vite ka qenë ndër sportet më të suksesshme në Kosovë.