Kosovës i mjafton fitorja edhe me një pikë diferencë kundër Estonisë, e cila sfidë luhet të shtunën e 19 gushtit në orën 20.15, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Estonezët arritën të shënojnë edhe fitoren e tretë në Grupin C për të kaluar parakualifikimet si lider i grupit me tre fitore.
Në Tallin estonezët shënuan fitore ndaj Maqedonisë me rezultat 74 – 65.
Vetëm fitorja Kosovën e kualifikon në garat e mëtutjeshme në kualifikime për Kampionatin Botëror – “Kina 2019”.
Asgjë nuk ka përfunduar ani se Estonia e mundi Maqedoninë me rezultat 74:65, sepse në rast se Kosova dështon me estonezët atëherë kësaj që ndodhi sot i gëzohen kot se koti.