Kosovën e viziton një personalitet i madh i sportit botëror

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, më 17 e 18 prill do të vizitojë Kosovën. Kjo llogaritet vizita më e madhe e një personaliteti sportiv bërë vendin tonë.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

“Bach do të ketë takime me Bordin Ekzekutiv të KOK-ut dhe disa zyrtarë të federatave. Bach dëshiron të shoh se si punojmë. Ende nuk e kemi të përfunduar agjendën, pasi do të koordinohemi edhe me zyrën e tij. Bach do të pritet në nivel të lartë shtetëror”, ka thënë Hasani, shkruan ‘Koha Ditore’, transmeton GazetaOlle.com.

“Në aspektin sportiv, nuk ka vizitë më të madhe që i bëhet Kosovës”, shtoi Hasani. (Gazeta Olle)

bach