Kosovë – Spanjë, formacionet zyrtare: Challandes bën shumë ndryshime

Kosova e pret Spanjën në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror Katar 2022.

Kosova ka 4 pikë nga 4 ndeshje, ndërsa Spanja nga 5 ndeshje ka marr 10 pikë.

Dardanët në këtë ndeshje, vijnë pas fitores me Gjeorgjinë dhe barazimit me Greqinë.

Në anën tjetër, Spanja vjen pas humbjes nga Suedia me rezultat 2-1 dhe fitores 5-0 ndaj Gjeorgjisë.

Për këtë ndeshje Bernard Challandes, vjen me ndryshime. Aro Muric do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga emra si Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Betim Fazliji dhe Florent Hadergjonaj.

Në mesfushë do të jenë emra si Dreshevic dhe Loshaj, ndërsa në krahë, Bytyqi dhe Rashani. Në sulm do të jenë Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Në anën tjetër Spanja, do të luajë nga minuta e parë me emra si Ferran Torres dhe Alvaro Morata. Nga minuta e parë luajnë edhe emra si Koke, Soler dhe Sergio Busquets.

Kosova: Muric,Vojvoda, Fazliji, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rashani, Loshaj, Dreshevic, Bytyqi, Rashica, Muriqi.

Spanja: Simon, Llonte, Martinez, Laporte, Refuillon, Soler, Busquets, Koke, Fornals, Morata, Torres.

 

Analiza e mediumit spanjoll për ekipin e Kosovës: Lojtarë që luajnë jashtë, Thaqi i vetmi ‘puro’ vendor

Shqipëri – San Marino, formacionet zyrtare