Kosovë – Shqipëri, a i keni ditur këto?

 1 muaj nga ndeshja vëllazërore, Kosovë – Shqipëri, e cila u mbyll pa fitues 2:2. Sigurisht se fitues ishin të gjithë shqiptarët, që përjetuan emocione të mëdha me të parë dy Përfaqësuese shqiptare, sidomos atë kuqezi që zbarkoi në Prishtinë pas kualifikimit historik.

GazetaOlle.com ka siguruar disa prej statistikave të nxjerra nga ky takim nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Për të gjithë ata që duan ta dinë, posedimin e topit më shumë e kanë pasur Shqipëria me 60.8 për qind, kundrejt 39.2 të Kosovës, kurse skuadra e Albert Bunjakut është dalluar më shumë me raste.

Kosova ka pasur 244 kontakte me topin, prej tyre 198 kanë qenë pasime të sakta. Lojtari me më së shumti pasime të sakta te Kosova ishte Enis Alushi me 30 pasime të sakta, një më shumse se sa Loret Sadiku. /Olle/

 

 

Statistikat

11 22

44

55

77

888