Kosovë – Ishujt Faroe, kështu mbyllet ndeshja e Kampionatit Evropian të Shteteve në Zhvillim

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian të Shteteve në Zhvillim që po zhvillohet në Bullgari.

Kjo për faktin se në ndeshjen gjysmëfinale hendbollistët tanë pësuan humbje nga Ishujt Faroe me rezultat 30:33.

Hendbollistëve kosovarë nuk u ndihmoi as performanca e këngëtares së njohur, Era Istrefi, pasi organizatori në kohën kur përzgjedhësi ynë, Taip Ramadani, kërkoi një minutë pushim, u ekzekutua hiti ‘Bon bon’.

Nuk ndihmoi as Era Istrefi

Në finale u kualifikuan Turqia dhe Ishujt Faroe, ndërsa Kosova do të luajë për vendin e trete kundër Qipros, të dielën prej orës 17.45). /Sportali.net

Image may contain: one or more people and people playing sport