Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova luan kundër Greqisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.
Dardanët kërkojnë një tjetër fitore, për ta blinduar pozitën e tretë në Grupin B.
Në tri takimet e para, Kosova ka pësuar dy humbje dhe ka marrë një fitore.
Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga dy trajnerët.
Bernard Challandes ka bërë vetëm një ndryshim nga ndeshja e kaluar, ku Milot Rashica është në vend të Elbasan Rashanit.
Formacioni startues i Kosovës: Muric, Vjovoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Valon Berisha, Dresevic, Halimi, Lirim Kastrati, Rashica, Muriqi.
Formacioni startues i Greqisë: Vlachodimos, Androutsos, Mavrapanos, Tzavellas, Tsimikas, Baasetas, Bouchalakis, Slopis, Douvikas, Giannoulis, Pavlidis.