Kosovari nis provat te Malaga (VIDEO)

Futbollisti kosovar Arnis Latifi, është shqiptari i radhës që pritet të bëjë bujë në futbollin evropian. Talenti 16-vjeçar nga Gjilani, që mban nënshtetësinë belge, vendi ku edhe e nisi karrierën po shkëlqen me paraqitjet e tij në futbollin çek.

Me lejen e babit të tij, njëherësh ish boksierit të famshëm kosovar Agim Latifi ai ka nënshkruar një para kontratë me klubin çek MFK Karvina deri në vitin 2017.

Latifi i cili aktivizohet në pozitën e mesfushorit, tash e disa ditë ka nisur provat në skuadrën spanjolle Malaga U-19 ku do të qëndroj deri të dielën. Ai është i pajisur me pasaportë belge.

Ndryshe, Latifi pritet që të bëhet pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U-19 pasi që ka lënë mbresa të mira në disa seleksionime.