Kosovari nga Mitrovica zgjedh Suedinë para Kosovës e Shqipërisë

Gentrit Çitaku, është një prej shumë talentëve që veshin fanellën e Suedisë. Ai luan me U-19 të këtij vendi, derisa për mediat suedeze ka zbuluar se ka pasur ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Ai thotë se do të vazhdojë të kontribuojë për Përfaqësuesen skandinave. “Prindërit e mijë janë nga Kosova dhe ekipi kombëtare më ftoi. Unë bisedova me menaxhmentin e Suedisë rreth kësaj dhe vendosa të luajë edhe më tutje për Suedinë”, tha mesfushori i Norrkopingut për “nt.se”, transmeton Gazetaolle.com.

Sipas sajtit në fjalë, Çitaku kishte mundësi të luajë edhe për Shqipërinë U-21.

Çitaku është 18-vjeçar nga Mitrovica. Në barazimin e sotëm të Suedisë U-19 më Lituaninë U-19, ai luajti në minuta 66. (Gazeta Olle)