Kosovari e rrah rusin, kualifikohet në Baku

Në Turqi po mbahet Kampionati Evropian në karate, ku po merr pjesë edhe Kosova, e cila para pak kohësh u ndërkombëtarizua, raporton ‘Zëri’.

Reprezentuesi kosovar, Alvin Karaqi, tashmë u kualifikuar në Lojërat Verore “Baku 2015”, pasi ka arritur në gjysmëfinale. Ai i fitoi tri lufta. Kualifikimin për Baku e siguroi falë fitores ndaj një karateisti rus, njofton kryetari Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi.