Kosovarët pushtojnë Antalyan, Malisheva në të njejtin hotel me 3 skuadra të tjera të Superligës

Dje prezantuan shtatë transferime, ndërsa sot udhëtuan për Antalya.

Malisheva ka zbarkuar sot në Turqi dhe është akomoduar në hotelin “Melas Lara” ku do të qëndrojnë për këtë fazë përgatitore para fillimit të kampionatit, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi po qëndron në të njejtin hotel me tre skuadra nga Superliga e Kosovës.

Ballkani, Llapi dhe Arbëria po qëndrojnë të gjithë në resortin “Melas Lara” e tashmë atyre iu janë bashkuar edhe skuadra nga Liga e Parë.

Kujtojmë se sipas hulumtimeve që ka bërë “Olle” në uebfaqet për udhëtime, nata në këtë kompleks turistik ku skuadrat po qëndrojnë për një person kushton mesatarisht 76 euro.

Drita dhe Prishtina janë të vetmet skuadra kosovare që kanë vendosur të ndahen nga tufa.

Gjilanasit po qëndrojnë në IC Green Hotel, ndërsa kryeqytetasit në Titanic Lara./GazetaOlle/